Ksamili “Maldivet e Europës”, turistët e huaj mahniten me bukuritë e jugut shqiptar
“Maldivet e Europës”, të quajtura kështu nga turistët e huaj, plazhet e kristalta të Ksamilit kanë filluar të presin pushuesit e parë të huaj.
Jehona e Ksamilit në tabloidet britanike duket se po përkthehet nga prezencë e lartë e turistëve ishullorë. Ky çift nga Skocia, po qëndron për pak ditë në Ksamil, po kaq ka mjaftuar që të planifikojnë të rikthehen sërish në verë.
“Jam Xhein nga Skocia, si një impresion i parë për Shqipërinë mund të them që është shumë e bukur, ne sapo hëngrëm mëngjesin në këtë natyrë kaq të bukur dhe ishte shumë i shijshëm, kafja ishte akoma më e mirë, dhe dielli është perfekt për këtë kohë të vitit. Sa i përket çmimeve çdo gjë ishte në një vije paralele me cilësinë e ushqimit dhe shërbimit”, thotë ajo.
Edhe vetë operatorët turistikë thonë se në këtë fazë të sezonit po dominojnë turistët britanikë, francezë e gjermanë. Sipas tyre, fluksi pritet të nisë në qershor, ndërsa deri tani kushtet atmosferike kanë qen në disfavor të turizmit.
“Dominojnë anglezet sepse kane bere edhe shume marketing per ne dhe me pas Francezet dhe gjermanet po i konsiderojme pushues kualitativ. Nga qershori e tutje presim nje sezon qe nuk eshte pare deri tani ne Ksamil, pasi nga qershori rregullohet koha dhe presim deri ne shtator nje fluks te madh sepse ka filluar sezoni shume heret, problem kete jave ka qene vetem koha”, shprehet Nevzad Salihi, operator turistik.
Industria e turizmit në Ksamil është përgatitur për fluks turistik më të lartë se një vit më parë.
Ksamili mbetet destinacioni i preferuar i të rinjve europianë që vizitojnë vendin tonë gjatë muajve të verës.
LEXONI GJITHASHTU:
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet