Fermeri: Domatja në Tiranë shitet 5-6 fish më shtrenjtë se në Berat
Bimët mjekësore, domatet, kastravecët, ftonjtë, ullinjtë, shalqinjtë, lakra, mandarina, ëmbëlsirat dhe pijet jane nder produktet me te eksportuara shqiptare sipas të dhënave nga databaza e FAO-s (Organizata për Ushqimin në Kombet e Bashkuara).
Në vitin 2022 domatet ishin produkti i dytë më i eksportuar në vend me 26,2 milionë dollarë, por me një rënie rreth 9 për qind ne krahasim me 2019, ku vlera e domateve të shitura jashtë vendit ishte 28,7 milionë USD.
Alban Çakalli, fermer nga Mamurrasi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se për konsumatorin e Tiranës domatja vjen me një çmim disa fish më të shtrenjtë se sa shitet në vendin ku ajo prodhohet.
“Ka abuzime me çmimin, me domaten në Tiranë ka një çmim 5-6 fish më të lartë se çmimi i saj në Berat. Në Tiranë e kam parë edhe mbi 1500 lekë kilogramë ku nuk duhet të jetë më shumë se 1000 mijë lekë kg, pasi nga fermerët merret me 400-500 lekë kilogramë. Në këtë periudhë nuk ka domate nga importi, pasi domatja jonë po shitet jashtëzakonisht”, tha fermeri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)