Abilekaj: Partitë politike të mos rreshtohen me bandat por me SPAK
Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ka komentuar dosjen ‘Metamorfoza’ ku janë lëshuar 50 urdhër arreste, ndërsa janë zbërthyer lidhjet kriminale.
Abilekaj bëri apel që partitë politike mos të rreshtohen me bandat por me SPAK, duke shtuar se shumë prokurorë të SPAK nuk bëjnë kompromise.
Ai pati kritika dhe për Sali Berishën, i cili tashmë ndodhet në arrest shtëpie.
“Partitë politike, njerëzit në publik nuk mund të rreshtohen me bandat, mund të rreshtohen me SPAK. Një shtetar nuk mund ta bëjë këtë. SPAK janë një grup prokurorësh që nuk janë njësoj, ka prokurorë ambiciozë, të vendosur, të cilët në dosjet e tyre kanë treguar nuk bëjnë kompromise.
Dumai në çështjet e veta nuk ka treguar që bën kompromis. Ka prokurorë që punojnë pa kompromis. Sali Berishës i takonte patjetër si shtetar që duhet ta mbështeste. Nëse SPAK ekspozon lidhjet e mëdha të pushtetit me krimin, tregon se si 3 deputetë të PS, në një zonë elektorarale janë të lidhur më krimin, në vend që ta kapitalizosh këtë, denoncon SPAK”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet