“Po hape gojën të vras mamanë”- Si vjehrra trafikoi për prostitucion nusen
Gjykata e Beratit ka dënuar me 17 vite burgim Dashuri Shkurtin e cila trafikoi për prostitucion nusen e djalit të saj.
“Ti do të vish në Itali dhe po hape gojën të shkosh në polici ne do të vrasim mamanë”, ka qenë ky kërcënimi që i është bërë të resë me iniciale M.S.
Kjo e fundit ka deklaruar se rreth muajit Shkurt të vitit 2018 ka qenë e papunë dhe e asistuar nga shërbimet sociale të qytetit të Beratit është njohur me të pandehurin E.M., njohje e cila pas pak kohësh është zyrtarizuar dhe në familjet e tyre.
Pas përfundimit të ceremonive përkatëse ajo ka shkuar të jetojë tek banesa e të fejuarit i cili përgjithësisht e trajtonte mirë, por shumë shpejt nisën dyshimet për sinqeritetin e të pandehurit kur gjatë një bisede në rrjetin social facebook, ajo ka zbuluar planin e thurur nga bashkëshorti i saj dhe nëna e tij për ta dërguar në Itali.
Gjatë hetimet Prokuroria arriti në përfundimin se ka të prova të mjaftueshme se e pandehura Dashuri Shkurti, në bashkëpunim me shtetasit me iniciale E.M. dhe F.D. ka transportuar në Italia nusen e djalit me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
Nga Berati është transportuar në Vlorë e më pas në shtetin Italian, nëpërmjet fshehjes duke e ndaluar të takohet dhe komunikojë me persona të tjerë dhe familjarët, duke e detyruar që t’i bindej çdo urdhri të Dashuri Shkurtit.
Kjo e fundit akuzohet për për veprën penale ‘Trafikimi i personave të rritur’.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë