SHBA/ Gjyqi ndaj Donald Trump, përfundon paraqitja e dëshmive

22 Maj 2024 | 07:40

Të martën përfundoi faza e dëgjimit të dëshmive në gjyqin penal ndaj ish-Presidentit Donald Trump i akuzuar për manipulim të të dhënave të biznesit. Vetë Trump nuk u thirr nga avokatët tij për dëshmuar.

Gjyqi rifillon përsëri më 28 maj, me paraqitjen e argumenteve mbyllëse nga prokuroria dhe avokatët mbrotës. Pas kësaj juria tërhiqet për të marrë vendim nëse ish-presidenti do të shpallet fajtor ose jo.

Gjykatësi i çështjes Juan M. Merchan sugjeroi se seanca gjyqësore e së martës mund të zgjasë deri vonë. Ai shtoi se pas paraqitjes së argumenteve përfundimtare nga palët, ai do t’u japë anëtarëve të jurisë, për rreth një orë, udhëzime mbi mënyrën se si duhet vepruar deri tek vendimarrje e tyre.

Anëtarët e jurisë mund të tërhiqen javën e ardhshme për të vendosur rreth 34 akuzave penale për falsifikim të të dhënave të biznesit që rëndojnë ndaj Trump. Prokurorët e akuzojnë ish-presidentin për një skemë për të fshehur historitë negative ndaj tij, që mund t’i kishin dëmtuar fushatën presidenciale të vitit 2016, si dhe për falsifikimin e të dhënave të biznesit, për të fshehur pagesat që ishin bërë në kuadër të kësaj skeme të dyshuar. Ish-Presidenti Trump i ka mohuar akuzat.

Prokurorët përfunduan procesin e pyetjes së dëshmitarëve të hënën me dëshmitarin kryesor të tyre, Michael Cohen. Cohen dëshmoi për gati katër ditë, duke u përpjekur të fajësonte direkt për organizim të skemës së dyshuar për të ndërhyrë në zgjedhje, Trump. Mbrojtja thirri vetëm dy dëshmitarë pas përfundimit të dëshmisë së Cohen, juristin Daniel Sitko dhe prokurorin Robert Costello.

Gjyqi është në ditën e tij të 20-të. Ish-Presidenti Trump është deklaruar i pafajshëm për të 34 akuzat penale. Ky është gjyqi i parë penal ndaj një ish-presidenti të Shteteve të Bashkuara dhe i pari nga katër çështje penale që janë ngritur ndaj Trump, që po mbërrin tek shqyrtimi i çështjes nga juria.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

 Trump do të njoftojë rikthimin e Turqisë në programin F-35

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet t’i komunikojë Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë samitit të NATO-s në Ankara se është i gatshëm të rikthejë...
13:03 | 07/07/2026

Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shpërndarë në “X’ pamjet nga moment i mbërritjes në Ankara. Ai shihet me bashkëshorten e tij teksa ulen nga avionic...
12:25 | 07/07/2026

“Është një mik dhe një lider i respektuar”! Samiti i NATO-s, Trump: Po shkoj në Ankara për shkak të Erdoganit

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një nga arsyet kryesore të pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s në Ankara është takimi me presidentin turk,...
12:07 | 07/07/2026