Irlanda, Norvegjia dhe Spanja njohin Palestinën si shtet, “hakmerret” Izraeli
Irlanda, Norvegjia dhe Spanja kanë njohur zyrtarisht Palestinën si një shtet më vete, duke bërë që Izraeli të tërheqë ambasadorët e tij nga dy prej shteteve evropiane.
Duke folur të mërkurën, kryeministri irlandez Simon Harris tha: “Sot Irlanda, Norvegjia dhe Spanja po njoftojnë se po njohin shtetin e Palestinës, secili prej nesh do të ndërmarrë çfarëdo hapash kombëtarë të nevojshëm për t’i dhënë efekt atij vendimi.
“Kam besim se vende të tjera do të bashkohen me ne në marrjen e këtij hapi të rëndësishëm në javët e ardhshme.”
Cila është zgjidhja me dy shtete?
Qeveria irlandeze argumenton se njohja mbështet një zgjidhje me dy shtete, e cila tha se është thelbësore për paqen e qëndrueshme në rajon, i cili ka qenë në qendër të ofensivës së Izraelit kundër Hamasit që nga tetori.
Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit irlandez, kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez dhe ministri i jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide, thanë se të dy vendet do të njohin një shtet Palestinez duke filluar nga 28 maji.
Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store shtoi: “Nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme nëse nuk ka njohje të Palestinës”.
“Terrori është kryer nga Hamasi dhe grupet militante që nuk janë përkrahës të zgjidhjes me dy shtete dhe të shtetit të Izraelit”, tha kreu i qeverisë norvegjeze.
Palestina ka të drejtën themelore për një shtet të pavarur”- shtoi ai.
Ministri i Jashtëm i Izraelit urdhëroi ambasadorët e Izraelit nga Irlanda dhe Norvegjia që të kthehen menjëherë në Izrael.
Ai tha se njohja mund të pengojë përpjekjet për kthimin e pengjeve të Izraelit që mbahen në Gaza dhe e bën një armëpushim më pak të mundshëm duke “shpërblyer xhihadistët e Hamasit dhe Iranit”.
Ministria e Jashtme izraelite paralajmëroi duke thënë se njohja “do të çonte në më shumë terrorizëm, destabilitet në rajon dhe do të rrezikonte çdo perspektivë për paqen”.
“Mos u bëni peng në duart e Hamasit”, tha ministria në një deklaratë në rjetin social X.
LEXONI GJITHASHTU:
Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste
Sulmet ruse në Ukrainë lënë të paktën gjashtë të vdekur dhe 20 të plagosur
Sulmet në Sudan vrasin të paktën 9 civilë, disa të plagosur
- 21:00 Fitorja që tronditi laburistët dhe themelet e Starmer në Britani
- 20:48 Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste
- 20:31 Mbrojtësi uzbek Khusanov i dhuroi një fanelë kameramanit me të cilin u përplas gjatë ndeshjes ndaj Kolumbisë
- 20:30 Protestuesi thirrje për bashkim përtej ndasive politike: Jemi këtu si shqiptarë
- 20:28 Reagon familja e Messit pas lajmit “fake” se babai yllit argjentinas ishte ndarë nga jeta
- 20:27 Irani kthehet në çështje politike në Kupën e Botës 2026