Dumani raporton te ligjet: Janë ekzekutuar 79 vendime gjykate të formës së prerë

22 Maj 2024 | 10:34

Pas kërkesës së disa deputetëve, kreu i SPAK Altin Dumani ka raportuar raportin vjetor te Komisioni i Ligjeve, që po zhvillohet ditën e sotme.

Ai tha se gjatë vitit 2023 janë ekzekutuar 79 vendime gjykate të formës së prerë, ndërsa janë dënuar 269 të pandehur.

Mes tjerash ai tha se janë krijuar 32 skuadra hetimore, ku nga këto 25 janë aktive.

“Nga të dhënat statistikore, rezulton se gjatë vitit 2023 janë ekzekutuar 79 vendime gjykate të formës së prerë, nga këto 22 vendime kanë marrë formë të prerë në shkallë të parë dhe 57 vendime në Gjykatën e Apelit.

Janë dënuar me vendim të formës së prerë 269 të pandehur nga të cilët me burgim janë dënuar 160 persona ose afërsisht 60% e totalit, me kusht apo kohë prove janë dënuar 91 persona, afërsisht 34% e totalit, me orë punë janë dënuar 10 persona, ndërsa me gjobë janë dënuar 2 persona. SPAK ka arritur të krijojë një besueshmëri me institucionet partnere në nivel rajonal dhe më gjerë.

Janë krijuare 32 skuadra hetimore nga këto 25 skuadra janë aktive. Ka rritje të subjekteve që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ka rritje e në kërkesat për ekstradim, ku kanë ardhur 39 kërkesa për ekstradim”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026