“Kosova, hekurudha Durrës-Prishtinë, emigracioni”- Rama: Çfarë diskutova me Cameron

22 Maj 2024 | 12:45

Kryeministri Edi Rama, priti këtë të mërkurë sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri zbuloi dhe temat e diskutuara në takim.

Kreu i qeverisë tha se pjesë e diskutimeve ishte ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë, ku Britania e Madhe do të jetë financuese e projektit.

“Është një ditë e posaçme pasi jo vetëm këmi një mik nga një vend që është një aleat i rëndësishëm, Lordi Cameron, por edhe në të njëjtën kohë një mik të posaçëm të këtij rajoni dhe të Shqipërisë pasi më në fund erdhi në Tiranë dhe tani jam i bindur që do të rikthehet përsëri. Sot ne kemi diskutuar mbi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe dhe thellimin e tyre.

Pa hyrë në të gjitha planet e bashkëpunimit tonë bilateral, dëshiroj të theksoj se kemi folur për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik për Kosovën dhe rajonin që është hekurudha Durrës-Prishtinë, që është një element kyç për rritjen e kapaciteteve të lëvizjes në rajon dhe më gjerë. Së shpejti ne hapim garën ndërkombëtare për Portin e ri të Durrësit. Jemi në diskutime me NATO-n për krahun e armatosur të portit, siç jeni të informuar edhe Kosova do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë. Mbretëria e Bashkuiar ka shprehur angazhim qoftë me financimin ashtu edhe me ekspertizën”, tha Rama.

Gjithashtu Rama tha se u diskutua dhe problem i emigracionit të paligjshëm ku do të vazhdojë bashkëpunimi mes dy vendeve për ta luftuar këtë fenomen.

“Kemi folur dhe për projektin e përbashkët kundër trafikut të paligjshëm të qënieve njerëzore, patjetër që jemi të kënaqur me rezultatet e arritura dhe operacioni ynë i përbashkët do të vijojë. Dekurajimi i këtij trafiku do të jetë maksimal dhe në vazhdim do të vijojmë për t’i shkuar në rrënjë këtij trafiku që ka të bëjë me grupet kriminale”, tha Rama.

Kryeministri shtoi gjithashtu se u diskutua dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku falenderoi Britaninë e Madhe për angazhimin e treguar në proces.

“Kemi diskutuar dhe për proceset e paqtimit në rajon. Lordi Cameron ëshë një mbështetës i vendosur i këtyre proceseve Mbretëria e Bashkuar ka shprehur një interes të veçantë për normalizimin e marrëdhënieve në rajon dhe për të parë përfundimin me sukses të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026