Studentët ‘zëvendësojnë’ profesionistët në Sarandë, bizneset punësojnë nxënës
Vështirësia e bizneseve në bregdet, për gjetjen e punonjësve të kualifikuar në sektorin e shërbimit ka bërë që këto të fundit të kthejnë sytë nga shkollat profesionale.
Në Sarandë shkolla e mesme “Antoni Athanasi” me degën hoteleri turuzëm dhe atë ekonomik, arrin të punësojë në sezon thuajëse të gjithë studentët e saj pasi kërkesa e tregut është e lartë.
“Keto dege jane jane edhe me te kerkuarat sot ne vendin tone, sepse zhvillimi i madh i industrise se turizmit ka nxjerre ne pah nevojen per profesionite edhe te fushes se turizmit por edhe te ekonomise qe te gjitha keto biznese turizmi i kane pjese te stafit te tyre”, Rudina Licaj, drejtoresha e shkollës profesionale.
“Ne si shkollë i kemi çuar maturantët tanë pranë zyrës së punës për të qenë të regjistruar si nxënës, që pas qershorit do jenë të mundshëm për t’u punësuar, nga bizneset që kanë nevojë. Pothuajse të gjithë nxënësit tanë janë të punësuar në sezonin e ri veror që po vjen”, shtoi ajo.
Pagat e larta gjatë sezonit turistik kanë shtyrë të rinjtë gjithnjë e më shumë, ti drejtohen arsimit profesional. Fatjona është një nga studentet e degës së ekonomisë, që pohon se e ka zgjedhur këtë drejtim për shkak të sigurisë që tregu i punes i jep si në gjetjen e vendit të punes ashtu dhe pagesës së kënaqshme.
“Studioj në degën ekonomi biznes në vitin e dytë, dhe e kam zgjedhur këtë degë sepse më siguron një jetesë me pagesë më të mirë, dhe një punë më të mirë për të ardhmen time. Tani në sezon do të punoj si recepsioniste në të cilën do të paguhem me një pagë të mirë si një njeri i kualifikuar për arsye sepse shkolla ma jep këtë siguri”, tha studentja Fatjona Lushi.
“Saranda është një vend i mbushur me resorte, hotele, lokale dhe restorante dhe kjo bën që ne si ekonomiste por edhe dega Hoteleri turizëm e kanë vendin e punës të siguruar në të gjitha këto hotele dhe biznese”, shtoi ajo.
Saranda dhe qytete të tjera bregdetare vitet e fundit me rritjen e prezencës së turistëve, kanë ndjerë krizën e punonjësve të kualifikuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij