Qendrat e emigrantëve| Deputetët e PD italiane vizitë në Gjadër: Asgjë në 70 mijë m2
Deputetët e Partisë Demokratike të Italisë, Matteo Mauri, Simona Bonafè , Enzo Amendola dhe Matteo Orfini, kanë zhvilluar një vizitë në Shqipëri, në vendin ku do të ngrihen dy qendrat për emigrantë në Gjadër, pas marrëveshjes së kryeministrave Giorgia Meloni dhe Edi Rama.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, të cilat shkruajnë se vetëm disa buldozerë dhe nja dy kamionë e asgjë tjetër në zonën e Gjaderit, ku inxhinierët ushtarakë nuk kanë përfunduar ende punën e gërmimit, e cila është shumë e ndërlikuar duke qenë se terreni ka shumë vrazhdësi dhe se zona është plotësisht e lirë nga punimet urbanistike.
Janë për t’u kryer shumë punime, duke filluar që nga kanalizimet e deri tek energjia elektrike.
Sipas kalendarit të shpallur nga qeveria Meloni, qendrat duhet të ishin inauguruar tashmë të hënën më 20 maj, por siç parashikohet javët e fundit nga La Repubblica, dorëzimi i punimeve është planifikuar për në fund të vjeshtës dhe për rrjedhojë edhe projekti për kontraktimin e emigrantëve. Kërkesat për azil që vijnë nga vende të sigurta, për të cilat Meloni është mjaft krenare që propozon veten si një pionier për Evropën, sigurisht që nuk do të mund të largohen këtë verë. Dhe kjo pavarësisht se prefektura e Romës i ka dhënë tashmë kontratën për menaxhimin e shërbimeve, duke filluar nga data 20 maj, Medihospes.
“Përpjekja e Melonit për të pasur një reklamë elektorale për emigrantët për zgjedhjet evropiane dështoi keq. Jemi përballë më shumë se 70 mijë metra katrorë hiç. Punimet mezi kanë nisur, pavarësisht njoftimeve të Qeverisë që kishte caktuar datën e hapjes së qendrës më 20 maj 2024”, deklarojnë deputetët e PD-së, në terren për të kontrolluar ecurinë e marrëveshjes.
“E vetmja gjë që lëviz është kutia e kostos. Tani kemi shkuar nga 653 milionë euro si shumë fillestare në mbi 800 milionë. Dhe burimet e nevojshme vazhdojnë të rriten, siç e kishim raportuar tashmë në nënshkrimin e marrëveshjes. Është e qartë se jemi përballë një përpjekjeje qesharake për të paguar një reklamë elektorale për zgjedhjet evropiane. Modeli i zakonshëm i një qeverie që përpiqet të fshehë dështimet e saj të dukshme me propagandë. I kërkojmë kryeministres Meloni të heqë dorë nga ky projekt dhe të zhvendosë burimet drejt fuqizimit të burimeve që do t’i akordohen sistemit kombëtar shëndetësor”, thuhet në deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)