Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, Logu: GJK t’i drejtohet Strasburgut

24 Janar 2024 | 16:23

Më 6 nëntor 2023, kryeministrja italiane Georgia Meloni dhe homologu i saj shqiptar njoftuan se kishin nënshkruar një marrëveshje për ngritjen e dy qendrave në Shqipëri për të mbajtur emigrantët, duke përfshirë njerëz që kërkojnë mbrojtje.

Ndërkohë së fundmi Amnesty International ka arritur në një konkluzion se marrëveshja ka shumë pak gjasa të arrijë qëllimin e saj të deklaruar në drejtim të menaxhimit të migracionit.

Sipas raportit, zbatimi i saj do të kishte një ndikim negativ në një sërë të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat për jetë dhe integritetin fizik të njerëzve në vështirësi në det, dhe të drejtat për liri, azil dhe mjete juridike adekuate të personave të transferuar në Shqipëri.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe këshilltari i Grupit Parlamentar Marash Logu, i cili në një postim që ka bërë në rrjetet sociale thotë se Amnesty International konfirmon shqetësimet e drejta të Grupit Parlamentar të PD-së lidhur me shkeljen e një sërë të drejtash dhe lirish themelore nga Protokolli Shqipëri – Itali.

“Analiza shteruese e organizatës prestigjioze Amnesty International konfirmon shqetësimet e drejta të Grupit Parlamentar të PD-së lidhur me shkeljen e një sërë të drejtash dhe lirish themelore nga Protokolli Shqipëri – Itali. Konkluzionet e ekspertëve të Amnesty International e bëjnë edhe më emergjente nevojën që Gjykata Kushtetuese t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut për një vlerësim tërësor të Protokollit në raport me të drejtat dhe liritë e garantuara nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut”-shkruan ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026