Komision për të kontrolluar SPAK? Shalsi: Tymnajë nga ata që i tremben drejtësisë

24 Janar 2024 | 16:06

Prej disa muajsh Partia Socialiste ka ngritur një grup pune informal me kryetarët e grupeve parlamentare me qellim për të reformuar strukturën organizative dhe burimet njerëzore të kuvendit.

“Sot që flasim kemi një grup pune, e theksoj informal. Ajo që ne kemi filluar si proces tani është që të përcaktojmë një plan me faza nëpër të cilat duhet të kalojë ky proces, qëllimi i të cilit është përmirësimi i efikasitetit, eficencës, punës së kuvendit”, tha Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat.

Kryetari i këtij grupi, Eduard Shalsi tregon në një intervistë për Euronews Albania se procesi i integrimit e detyron këtë gjë.

“Kuvendi me sfidat e reja, një nga të cilat është kjo e anëtarësimit në BE, por edhe për të rritur kapacitetet monitoruese, kontrolluese  të agjencive të ndryshime por edhe të qeverisë, në vetvete do duhet që të përmirësojë strukturën, por do duhet dhe një filtrim të burimeve njerëzore me qëllim për të thithur sa më shumë njerëz profesionist”, u shpreh Shalsi.

Ai fton dhe opozitën të jetë pjesë e këtij grupi.

“Ne besojmë që ka disa zëra racionalë brenda opozitës që do të duhet të marrin përgjegjësinë për t’u bërë pjesë, por edhe për të kontribuar me ide për të cilat ne jemi shumë të hapur”, tha ai.

Shalsi hedh poshtë ngritjen e një komisioni për të kontrolluar SPAK si dhe ka një mesazh për opozitën.

“Është një spekulim i pastër që e kam thënë, e them që në rastin më të mirë është padijeni, në rastin më të keq është hedhja e një tymnaje pikërisht nga ata aktorë që i tremben SPAK-ut”, u shpreh Shalsi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026