Shkak xhelozia, kush është i dënuari për vrasje që qëlloi me thikë në qafë gruan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka qëlluar me thikë në qafë dhe trup bashkëshorten tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërkohë që autori është identifikuar si shtetasi Jakup Shahu, një person me precedentë të mëparshëm penal.
Xhelozia dyshohet se është shkaku që 52-vjeçari ka qëlluar me thikë disa herë gruan e tij.
Shahu rezulton person me precedent të mëparshëm penal, pasi në vitin 2011 ka kryer vrasje dhe ka bërë 13 vite burg.
Ai u dënua për vrasjen e Arjan Mejdanit dhe plagosjen e Bujar Mejdanit e Arben Muharremit.
Çifti Shahu raportohet se kanë një fëmijë, i cili në momentin e incidentit nuk kanë qenë në banesë.
Kanë qenë komshinjtë që kanë lajmëruar policinë, duke bërë që 52-vjeçari të arrestohej në flagrancë.
46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar