Sekuestrohen 2706 fidanë kanabis në Lezhë, në pranga 4 persona, në kërkim 3 të tjerë

23 Maj 2024 | 11:13

Emilton Kala dhe Klodjan Deda janë arrestuar ditën e sotme në Mirditë pasi janë kapur duke kultivuar bimë narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim Adrian Zgara alias Ilir Laska alias Ilirian Laska dhe Gazmir Ahmet Lika.

Nga hetimet dyshohet këta shtetas kanë kultivuar 1900 bimë narkotike dhe 650 fidanë narkotikë (në kubikë), në afërsi të përroit të Karmës, në fshatin Përshqesh.

Në Kurbin, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, në pyjet e fshatit Shëmri, Kurbin, gjetën 3 parcela ku ishin kultivuar 151 bimë narkotike cannabis sativa.

Arber Kasmi dhe Skënder Bajraktari. I shpallur në kërkim: Ali Bajraktari

Si rezultat i hetimeve u identifikuan organizatorët e këtij rasti kultivimi, shtetasit Skëndër Bajraktarti 46 vjeç dhe Arbër Kasmi, 35 vjeç, vëllezër, të dy banues në Kurbin. Në vijim u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 46-vjeçarit, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit Bajraktari.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Shëmri, shtetasin B. K., 52 vjeç.

Më tej, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, në Milot, gjetën disa bimë të tjera narkotike cannabis sativa, si dhe identifikuan dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të kultivimit të tyre, shtetasin A. K., 24 vjeç.

Megaoperacioni kombëtar “Territor i pastër” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026