Fermerët e dëshpëruar të qershive drejt falimentimit, prodhim i pakët në Elbasan

23 Maj 2024 | 16:38

Në fshatin Bathës në Elbasan, për fermerët e qershisë ky vit nuk ka rezultuar i mbarë. Reshjet në kohën e çeljes së lules dhe ndryshimet e shpeshta klimaterike dëmtuan prodhimin e frutit të qershisë.

Ndonëse kanë pak kohë që kanë nxjerrë në treg prodhimet e tyre, fermerët ankohen për çmimin që ofrojnë tregtarët. Sipas tyre me këto çmime nuk mbulojnë dot shpenzimet dhe mundi u shkon dëm.

“Faktikisht nuk ka fare qërshi shumë dobët edhe çmim nuk ka pas, asnjë vit jo vetëm këtë vit. Gjith,monë ne e japim prodhimin më lirë se të gjithë të tjerët, koha e shirat I dëmtuan. Me 150 lekë e japim gjithmonë me shumicë se nuk kemi mundësi, do të rrim gjithë ditën ta mbledhim të kthehemi dhe te ikim ta shësim nuk ja vlen fare”, tha një i intervistuar.

“Këto dy vitet e fundit, vjet dhe parvjet  ka qene prodhim shumë I dobët, për asrye të motit. Vjet na I prishi shiu sivjet ne kohen kur ishin ne lule prap na I prishi shiu, pra pati luhatje temperature,  nga 30-32 vajten 5 gradë, dhe kjo e dëmtoi në kohen e lules. Kurse për tregun është më skandalozi sa nuk behet më, vijën tregtarët këtu e kërkojën me 150-200 e mira, ndërsa në treg ka një  kontrast shumë të madh”, tha një tjetër i intervistuar.

Shqetësimi tjetër për fermerët e qershisë është mungesa e fuqisë punëtore. Ndonëse paguajnë 2000-2500 lekë për ditën e punës, në fshat refuzojnë të punojnë në bujqësi.

“Me 20 mije lekë në ditë po nuk ja vlen se çmimet u rriten çdo gjë po sja vlen, ske çbën dhe do të turremi pastaj aq sa te nxirrim. Nuk ja vlen të rrish 8 ore hip zbrit maj qëshisë”, tha një prej të pyeturve.

“Sivjet nuk gjen një puntorë me e marrë të vjelin qërshi plus dita e punës që ka vajt 25 mije lekenuk gjen”, tha një tjetër i pyetur.

E njëjta situatë është edhe në fshatra të tjerë në Elbasan, ku fermerët shprehen se shpenzimet e kultivimit janë shumë herë më të larta, krahasuar me çmimin që tregtarët kërkojnë ta blejnë. Kjo situatë ka bërë që fermerët që janë rikthyer nga emigrimi për të investuar në vendlindje, të mendojnë sërish largimin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026