Mungesa e krahut të punës, vjelja e qershive në Dvoran, rrezikohen 700 tonë prodhim

22 Maj 2024 | 17:36

Sezoni i vjeljes së qershive sapo ka filluar, por fermerët në qarkun e Korçës po përballen me mungesën e krahut të punës.

Shumica e tyre në fshatin Dvoran tregojnë se prodhimi është i mbarë, por rrezikon që të mbetet në pemë.

Ata tregojnë se një punëtor krahu për vjeljen e qershive paguhet 2 mijë lekë në ditë, ndërsa në shtetet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Greqia paguhen nga 40 deri në 60 euro.

“Ne këtu kemi problem se i paguanim nga 15 mijë, me 20 nuk gjejmë. Po nuk pati treg, po luftojmë ti paguajmë 25-30 po nuk te vjen njeri se i paguan tjetri 60 euro. Unë i jap 20 ai thotë, do punoj andej. Po nuk pati puntor nuk i vjel dot. Me nusen jam. Çdo njeri bën hesapet e tij. Ka familje, këtu është një plakje e popullsisë”, tha një fermer.

“Kane ikur jashtë, sezonal por edhe shumica ikin edhe Gjermani e Francë. Duan 20 ata se do punoje për 6-7 orë, gjysmat ai, gjysmat neve. Shumë keq vështir”, tha një tjetër fermer.

“Kemi mbjelle qershi, domate, piperka. Ska puntorë, vet punojmë. Vështirë në radhë të parë se bujqësia, qershitë gati, puntorë nuk ka. Rinia ka ikur. Vetëm mosha e tretë ka ngelur. Nuk vjen njeri te punojë. Po pati çmim të mirë do e ngrejmë çmimin e punëtorëve”, tha një fermer.

“Puntorë është keq. Duan merokamën me të lartë. Këtu nuk arrijnë për 10-20, andej marrin të ardhura më të mira. Shkojnë Maqedoni, Greqi. Punojnë me 40 euro”, tha një tjetër fermer.

Në të gjithë qarkun e Korçës numërohen afro 240 mijë rrënjë me një prodhim total prej 5350 ton. Vetëm fshati Dvoran numëron mbi 25000 rrënjë qershie dhe me një prodhim prej 700 tonësh, por gjithë ky prodhim kërkon treg për tu shitur, dhe fuqi punëtore për t’u vjelur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026