Moti “ndalon” prodhimin e qershisë/ Fermerët në Fier vuajnë mungesën e punëtorëve
Drenova dhe Kasnica janë dy fshatra mjaft të njohur për prodhimin e qershive po këtë vit duket se kushtet e motit kanë ndikuar negativisht në rendimentin e prodhimit.
Sasia është e pakët ndërsa në shumë raste prodhimi është dëmtuar duke mos përmbushur cilësinë për treg.
Në veçanti në Kasnicë, pjesë e Bashkisë Patos, banorët thonë se për të dytin vit, prodhimi është i paparfillshëm për shkak të faktorëve atmosferikë.
“Nuk patën sivjet, nuk kane. I prishi shiu breshëri. Këtu ka familje qe kane shume kuintal Qershi por sivjet nuk kane, po na lufton natyra asaj nuk kemi ça ti bëjmë.”
“Ka gati tre vite qe qershia nuk po jep prodhim a nga klima a ça është nuk e di. Është keq për ne fshatrat që shpresojmë të marrim diçka. Kur ka çmim nuk ka prodhim, kur ka prodhim nuj ka çmim. Këtu është zonë qershie, edh po thahen nuk e dimë”
Ndërsa në fshatin Drenovë të Mallakastrës prodhimi është i bollshëm, por problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore për mbledhjen e qershive. Fermerët tregojnë se edhe çmimi I tregut nuk justifikon prodhimin.
“Prodhimi ka qene mire por janë çarq nga kushtet atmosferike . Kemi rreth 1000 rrenjë qershi. Jo nuk na ka ndihmuar njeri, tregu i dobët. Çmimi mund të shkoje 1500- 2000 leke po nuk vjelë dot një arkë në ditë. Dhe forca punëtore ka ikur, fshati ka mbetur me 20 djem nuk ka njeri, kanë ikur”.
“Qershia shumë dobër sivjet. Për arsye të kohës.
“Lule çuan shume po nuk mbajtën ndikoi ajo vapa ne muajin prill, nuk kanë është e dobët, të themi realitetin. Kanë dy vjet, nuk shkojnë. Me 1500 lekë çi do. Kështu kemi, po çi do nuk ka njerëz. Unë plakën kam në shtëpi, plaka nuk hipën dot. kemi mbjelle. Te marrim sa te marrim.”
Nisur nga kjo situate mjaft familje që sigurojnë të ardhura nga fruti i qershisë janë vënë në vështirësi. Ky është viti i dytë që prodhimi ka qenë i pakët, në një zonë e cila njihet prej shumë kohësh si prodhuesja kryesore e këtij fruti në qarkun e Fierit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë