Recitali i 16-vjeçares, këngëtarja e talentuar interpreton në teatrin e Durrësit
Në sallën e teatrit të Durrësit u zhvillua një koncert recital ku në skenë performoi 16-vjeçarja e talentuar Violeta Beshiri.
Familjarët dhe mësuesja e saj vlerësojnë talentin e vogëlushes, e cila magjepsi publikun e shumtë durrsak.
“Rruga e duhur është gjithmonë ajo që ndjek zemrën dhe dëshirën tënde. Për sa kohë që ndjek atë që ty të pëlqen, do të gjesh padyshim rrugën tënde”, tha këngëtarja Violeta Beshiri.
Performanca e saj është një dëshmi se në sallat e mëdha ku bëhet art, mosha nuk ka qenë kurrë një pengesë për shkëlqimin.
“Nuk do thoja që ka qenë një rrugëtim i vështirë, sepse aty ku ka pasion, aty ku ka dashuri, gjërat nuk janë të vështira. I kam kushtuar shumë kohë kësaj gjëje (këngës, pasionit) dhe mendova që në këtë moment është momenti i duhur, që të tregoj të gjithë punën time dhe të gjithë repertorin tim, të cilin e kam punuar gjatë të gjithë këtyre viteve”, tha Beshiri.
Vetëm 16 vjeçe, e veshur elegante, Violeta performoi para të pranishmëve të gjithë repertorin e saj muzikor.
“Filluam me festën e shkollës, që bëhet çdo 5 vite, ishte 15-vjetori ku Violeta u ngjit për herë të parë në skenë dhe fill pas kësaj ishte hapi i parë drejt konkurimeve ndërmjet shkolla, që ajo fitoi çmimin e parë në këngën popullore”, tha mësuesja e muzikës, Edmonda Rotani.
“Kam qenë pranë saj në çdo aktivitet dhe për mua ajo ka shkëlqyer gjithmonë”, tha më tej Rotani.
Mbështetja më e madhe e saj kanë qenë prindërit, për të cilët ky rrugëtim i Violetës është përkthyer në kosto e sakrifica.
“Sigurisht ka qenë një rrugëtim i gjatë. Ka kërkuar shumë sakrifica nga ana jonë dhe nga ana e Violetës, por ishte një sakrificë të cilën ne e kemi bërë me shumë dashuri për të, jo se është vajza jonë, por kemi parë çdo ditë përkushtimin e saj”, tha Dalina Beshiri, mamaja e Violetës.
Prandaj, mamaja e Violetës ka një apel për të gjithë prindërit, që bashkëjetojnë në këtë kohë të vrullshme.
“Të gjithë i duan fëmijët e tyre, por ndoshta kjo nuk mjafton. Ti mund t’i blesh fëmijës të gjithë pasurinë e botës, por ajo çfarë mendoj unë është gjëja më e rëndësishme është koha, koha të cilën prindi ja kushton fëmijës së tij, vetëm kjo nuk blehet. Kështu që, në rast se prindi i kushton kohë e vëmendje fëmijës së tij, do e kuptojë se çfarë do fëmija”, tha më tej Dalina Beshiri.
Me kompozitorin e mirënjohur Ylli Ramzoti dhe poetin Agim Bajrami në skenë, Violeta mori edhe një vlerësim nga Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit.
LEXONI GJITHASHTU:
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit