“Më goditi në kokë”- Këngëtarja shqiptare denoncon për dhunë burrin e vëllain e saj
Këngëtarja nga Kosova, Teuta Selimi, ka denoncuar për dhunë bashkëshortin dhe vëllain e saj.
Sipas mediave në Kosovë, bëhet me dije se të dyja denoncimet e artistes janë bërë brenda 48 orëve.
Denoncimi i parë ndodhi në orët e para të së mërkurës, ku ajo raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri.
Sipas denoncimit mësohet se një konflikt verbal mes çiftit u përshkallëzua në dhunë fizike, ku Patriku qëlloi disa herë në kokë Teutën.
Po ashtu, mesnatën e kaluar, këngëtarja është paraqitur sërish në Polici, për të denoncuar për dhunë vëllanë e saj, Agron Selimin. Dyshohet se vëllai e ka sulmuar fizikisht, pas një debati që nisi pikërisht për denoncimin e Teutës ndaj bashkëshortit.
Policia ka marrë nën hetim të dy të pandehurit, ndërsa vëllai i këngëtares është dërguar në paraburgim për 48 orë. Ata të dy do të hetohen për veprën penale ‘dhunë në familje’.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
- 17:14 Dalin pamjet e aksidentit të ambulancës në Greqi, momenti kur përmbyset pas përplasjes
- 16:50 Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?
- 16:23 Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 16:01 34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri
- 15:58 Studimi: Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të verës
- 15:39 Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt rikthimit në Shqipëri