Rikthimi i mundshëm i Trump, Kurti: Do të jetë sfiduese nëse Grenell emërohet…
Kthimi i mundshëm i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë i ka shqetësuar liderët e shteteve të Evropës, kryesisht për shkak të ndërrimit të egër dhe të papritur të politikave të ish-presidentit amerikan, ka thënë kryeministri Albin Kurti në një intervistë për “Semafor”-in.
Kurti në këtë intervistë e ka pranuar se edhe ai ka marrëdhënie të dobëta me Richard Grenellin, ish-emisarin e Trumpit për bisedimet paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Ka shtuar se do të jetë “sfiduese” nëse Grenelli siguron një pozitë të lartë në politikën e jashtme apo në sigurinë kombëtare në administratën e re të mundshme.
Kurti u ka bërë thirrje shteteve perëndimore që të lehtësojnë shtegun e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, duke përmendur shpenzimet e mbrojtjes deri në 2 për qind të GDP-së, cak i vendosur nga aleanca ushtarake për anëtaret e saj.
“Meritojmë më shumë”, ka thënë Kurti.
“Semafor” shkruan se rreziku nga kriza gjeopolitike në Ballkan është shqetësim i vazhdueshëm për Perëndimin: Kosova dhe Serbia.
LEXONI GJITHASHTU:
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura