“Kurti s’po dëgjon SHBA”-Eksperti: Kjo mund të çojë në përplasje të forta në Ballkan

20 Maj 2024 | 21:21

Eksperti Bedri Elezi është shprehur se kryeministri Albin Kurti ka krijuar përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke qenë kryeministri i parë në Kosovë që nuk ka vizituar Shtëpinë e Bardhë.

Komentet Elezi i bëri në Euronews Albania, ku tha se Serbia po kërkon në Kosovë me ngulm një situatë të rëndë sigurie në Ballkan.

Ai tha gjithashtu se situata e Kurtit me SHBA do të dëmtojë shumë përpjekjet ndërkombëtare për të ofruar siguri jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Ballkanin.

“Nuk e dimë nëse kryeministri i Kosovës është pajtuar me inteligjëncën e Kosovës. Parë nga aspekti i sigurisë dhe duke parë disa nga provat që janë në publik si veprimet konkrete të Policisë së Kosovës për mbylljen e bankave postare të Serbisë, që kanë shërbyer për pagesa për serbët në katër komunat me shumicë serbe.

Kjo situatë do t’i përgjigjej më shumë Serbisë sesa zbatimit të ligjit në Kosovë. Serbia po kërkon me ngulm një situatë të rëndë sigurie. Po kërkon me ngulm të prekë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për zbatimin e ligjit. Ne jemi të vetëdijshëm që kjo situatë të dëmtojë shumë përpjekjet ndërkombëtare për të ofruar siguri jo vetëm në Kosovë por në të gjithë gadishullin Ballkanik.

Rusisë do i konvenonte hapja e zjarrit edhe ndaj territoreve të tjera, siç është Kosova apo Bosnja. Kurti po mundohet që të përplaset me SHBA, të cilat nuk kanë një marrëdhënie të mirë me Kurtin, i cili është i vetmi kryeministër që nuk ka shkuar deri më tani në Shtëpinë e Bardhë”, tha Elezi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026