Shpërthim me lëndë plasëse në ambientet e një lokali në Malësinë e Madhe
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali në zonën e Razmës në Malësinë e Madhe.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50 të mëngjesit të kësaj të premteje dhe lënda plasëse dyshohet se është vendosur te reklama e jashtme e lokalit. Biznesi rezulton në emër të kryetarit të Rithemelimit në Malësinë e Madhe, njëkohësisht edhe ish-kryetar i ish-komunës Shkrel, Fredi Sterkaj.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
“Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thueht në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet