Bardhi në SPAK për “Xibrakën”: Nuk bëj politike me këtë çështje

24 Maj 2024 | 10:29

Gazment Bardhi është thirrur sot në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me denoncimin për Xibrakën dhe akuzat ndaj Olsi Ramës.

Bardhi ishte planifikuar që të paraqitej që më datë 15 maj në SPAK, për të dëshmuar në lidhje me rastin e mësipërm, por është shtyrë me kërkesë të vetë Bardhit për në 24 Maj, për shkak të një vizite zyrtare në Bundestag.

në një prononcim për mediat pasi doli nga SPAK, Bardhi u shpreh se e ka trajtuar këtë cështjë në rrugë institucionale dhe nuk ka bërë politikë me të.

“Sa kohë i jam drejtuar SPAK kam besim,  do të thotë se Kam besim tek SPAK. E nxis të veprojë në përputhje me ligjin dhe në mënyrë të paanshme dhe e pa ndikuar politikisht. sa kohë veprohet në përputhje me ligjin dhe në mënyrë të paanshme politikisht kam besim te drejtësia, e kam trajtuar në mënyrë institucionale. Nuk bëj politikë kur I drejtohem kësaj godine”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026