KLP vendos të hënën mbi fatin e Ballës, KPA e la për 15 vite larg drejtësisë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë këtë të martë vendimin për shkarkimin e kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorëve, Alfred Balla.
Për 15 vitët e ardhshëm Alfred Balla nuk do mund të kandidojë për prokuror apo gjyqtar apo për funksione te tjera në sistemin e drejtësisë. Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit prishi vendimin e KPK, për të cilën ushtroi ankim komisioneri publik.
Ndërkohë ditën e hënë, më 27 maj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të organizojë një mbledhje ku do të vendosë për fatin e kryetarit Alfred Balla.
Përmes një njoftimi të KLP, bëhet me dije se në këtë mbledhje do të diskutohet mbi ndikimin ose jo të vendimit të KPA mbi statutin e anëtarit të KLP.
KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
NJOFTIM
PËR MBLEDHJE PLENARE
27 Maj 2024
Informacion mbi mbledhjen:
Dita/Data: E hënë 27.05.2024
Ora: 11.00
Kohëzgjatja: ⸟ 60 min
Thirrur nga: Kryetari i Këshillit
Pjesëmarrësit: Anëtarët
Kuorumi i nevojshëm: 7 anëtarë
Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit, në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programet EU4JUSTICE dhe OPDAT. Media si gjithmonë është e ftuar të jetë e pranishme.
Rendi i ditës:
1.Diskutimi i ndikimit ose jo të vendimit Nr.23, datë 21.05.2024 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit mbi statusin e anëtarit të KLP-së, të zgjedhur nga Parlamenti si pjesë e Shoqërisë Civile Shqiptare, zotit Alfred Balla.
Urdhërohet sektori i dokumentimit të seancave të bëj publikimin e kësaj axhende në faqen ëeb të Këshillit.
Njoftohen të gjithë anëtarët e Këshillit për të siguruar pjesëmarrjen
Kryetar
Alfred Balla
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West