KPA merr vendimin për kreun e KLP, Alfred Balla 15 vite larg drejtësisë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë këtë të martë vendimin për shkarkimin e kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorëve, Alfred Balla.
Për 15 vitët e ardhshëm Alfred Balla nuk do mund të kandidojë për prokuror apo gjyqtar apo për funksione te tjera në sistemin e drejtësise. Vendimi i kolegjit të posaçëm të apelimit prishi vendimin e KPK, për të cilën ushtroi ankim komisioneri publik.
“Trupi gjykues me shumicë votash vendosi ndryshimin e vendimit: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Alfred Balla. Ai nuk mund të emërohet si gjyqtar, apo prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, apo i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare. Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë në 21, 05, 2024”,-tha gjyqtarja.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë