“Më shumë shpresojmë nga jashtë, se nga vetja”, Nurellari: Shqiptarët janë dorëzuar

24 Maj 2024 | 21:46

Eksperti i shkencave politike, Adri Nurellari ishte këtë të premte i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka folur rreth besueshmërisë që shqiptarët kanë ndaj SPAK.

Ai tha se arsyeja se pse shqiptarët kanë kaq shumë besim te SPAK, është se më tepër kanë besim te të huajt se te vendasit, pasi ndihen sikur ky vend është marrë peng.

“Është e vërtetë që në Shqipëri mund të sjellë ndryshim rrënjësor një sistem funksionar i drejtësisë. Arsyeja se përse ata besojnë te SPAK, OSBE, delegacioni i BE, është sepse mendojnë se ky vend është i marrë peng dhe ndihen të pafuqishëm për të ndryshuar.

Njerëzit ndihen të pafuqishëm për të ndryshuar dhe shpesh më tepër kanë besim te të huajt se te vendasit. Kjo është domethënia kryesore, që ne më shumë shpresojmë nga jashtë se vetë ndihemi të pafuqishëm”,-tha Adri Nurellari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025