“Politika po i ngre kurth SPAK”, Baçi: Pse do të quhet dështim në rastin e Berishës
Analisti Agim Baçi tha në “Barometri” në Euronews Albania se SPAK nuk mund të ndërtojë besueshmëri bazuar vetëm me opinione publike.
Ai tha se në rast se SPAK do dështojë në gjyqin me Sali Berishën, besueshmëria e këtij institucioni do të bjerë, kjo pasi mbështetja e opinionit publik nuk është fakt. ai tha se përballë “kurthit” të politikës, SPAK duhet të tregohet i vëmendshëm.
“Në kurthin që po mundohet të ndërtojë politika, e vetmja mbështetje ka mbetur opinioni. Ky është kurthi i madh, se opinioni nuk është drejtësi dhe SPAK nuk mund të bëjë drejtësi përmes opinionit.
Në qoftë se njëri i thotë torollak, tjetri i thotë “SKAP”, Rama, Berisha, Meta e sulmojnë në këtë lloj pike dhe afërmendsh nuk janë të lumtur që po hetohen dhe po japin llogari se janë të paprekshëm, SPAK nuk mund të bjerë pre e opinionit dhe të bëjë drejtësi me opinionin. Sepse nëse dështon me gjyqin e Berishës, një pjesë e madhe e besueshmërisë së tij bie”,-tha Agim Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920