“Nëse më ndodh diçka…”- Letra që la burri i eurodeputetes italiane para vdekjes

26 Maj 2024 | 09:17

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Palermo të Italisë, ku bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato është gjetur i pajetë brenda makinës së tij.

Sipas mediave të huaja, automjeti ‘Range Rover’ ku ndodhej viktima, ishte parkuar pranë një kazerme të braktisur në periferi të Tommaso Natale, në Palermo të Italisë.

Po ashtu mësohet se arkitekti Angelo Onorato, pronar i një dyqani mobiliesh, ishte një sipërmarrës shumë i njohur në qytet.

Biznesmeni është gjetur me një shirit plastik në qafë të shtrënguar fort, me të cilin është mbytur dhe me këmishën me njolla gjaku. Lajmi u bë i ditur pasditen e djeshme rreth orës 15:00 nga bashkëshortja e tij, e cila me të bijën kishin arritur të gjenin pozicionin e makinës me anë të GPS.

Momentalisht janë dy pista hetimi: Ajo e vrasjes dhe ajo e vetëvrasjes. Do të jetë autopsia që do të përcaktojë nëse sipërmarrësi 55 vjeçar ka plagë të tjera apo jo.

Ndërkohë avokati i sipërmarrësit ka dorëzuar në polici një letër që 55 vjeçari kishte lënë disa kohë më parë.

“Angelo më tha: ‘Nëse ndodh diçka, dërgoja këtë letër gruas sime’”, tha avokati, shkruan La Repubblica.

Eurodeputetja e cila është dhe zv.sekretrarja e Kristiano Demokratëve i ka treguar Policisë se kohët e fundit ai ndihej krejtësisht i dëshpëruar.

Ndërkohë një mik në dëshminë e tij ka deklaruar se sipërmarrësi kishte shumë borxhe, por këto pretendime ende nuk janë të verifikuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026