“Nga Llogaraja në Qeparo pronat kadastrale të paregjistruara”, Çollaku: Nuk ka hartë
Avokati Kreshnik Çollaku tha në emision Review në Euronews Albania se pronat kadastrale nga Llogaraja në Qeparo nuk janë regjistruar pasi nuk ka një hartë për zonën.
Sipas tij të gjitha certifikatat e dhëna nga kryeministri janë nul pasi nuk janë bazuar në një hartë kadastrale.
“Pashë kryeministrin si drejtor i përgjithshëm i kadastrës duke bërë politikë. Nga Llogaraja deri në Qeparo zonat kadastrale nuk janë regjistruar, që të lidhet akti i pronësisë me hartën. Këto lloj certifikatash janë nul se s’mund të bësh regjistrim sporadik pa pasur një hartë. Ti ja jep këtij, por shtëpinë e ka dikush tjetër, duhet ndërtuar harta për 21 fshatra, nuk duan ta bëjnë hartën, 11 vjet në pushte s’e kanë bërë. Për bregdetin ka një politikë të rrezikshme, ka shkuar në Dhërmi dhe ka regjistruar me ishull dhe parcelën e këtij investitorit strategjik e pajis me certifikatë. Të gjitha certifikatat e lëshuara aty janë nul, duhet ndërtuar një herë harta”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu sulmon Erdoganin dhe i kërkon SHBA-së të mos i shesë Turqisë avionët F-35
Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 17:44 Netanyahu sulmon Erdoganin dhe i kërkon SHBA-së të mos i shesë Turqisë avionët F-35
- 17:28 Sulm me dronë ukrainas në zemër të Rusisë, goditet rafineria strategjike e Omskut
- 17:00 Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
- 16:53 Njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault, urdhërohet të paguajë 22.5 milionë euro taksa
- 16:48 Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)
- 16:14 Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes