1500 deri 3000 € një pistoletë, lihen në burg personat e ndaluar për trafik armësh
Gjykata e Tiranës lë në burg 4 shtetasit kosovar të arrestuar për trafik armësh. Togat e zeza vendosën masën shtrënguese për Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi. Gjatë operacionit për goditjen e këtij aktiviteti u sekuestrua. 10 armë zjarri, teksa personat e përfshirë u kapën në vendparkimin e një terminali autobusëzh, në Lundër.
Shtetasi Blerim Krasniqi dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues shtetasin Edonis Thaçi një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, shtetasi Krasniqi në bashkëpunim me shtetasin Muhamed Krasniqin kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.
“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi Edonis Thaçi së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste”, do të njoftonte policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta