Nikolla përshëndet vendimin e AP të NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka përshëndetur votimin nga Asambleja Parlamentare e NATO-s të rekomandimit për avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar të AP.
Nikolla tha se delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të vijojë të mbështesë e nxisë rritjen e rolit dhe kontributit të Kosovës për mbrojtjen e paqes.
Ajo tha gjithashtu se Sukseset e Kosovës janë edhe të Shqipërisë dhe anasjelltas.
“Votimi nga Asambleja Parlamentare e NATO-s i rekomandimit për avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar të AP është një arritje e merituar.
Delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të vijojë të mbështesë e nxisë rritjen e rolit dhe kontributit të Kosovës për mbrojtjen e paqes.
Sukseset e Kosovës janë edhe të Shqipërisë dhe sukseset e Shqipërisë janë edhe të Kosovës”, është shprehur Nikolla.
LEXONI GJITHASHTU:
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije” e Rusisë
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj