Kosova anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Basha: Lajm i mirë për rajonin

27 Maj 2024 | 17:25

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur aderimin e Kosovës si anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se ky është një lajm i mirë për të për Rajonin dhe për Europën.

Kreu i PD, shprehet se kjo arritje dëshmon hapat e drejtë dhe të sigurt të Kosovës në rrugëtimin e saj Euro-Atlantik dhe vullnetin e pamposhtur të një shteti që në pak dekada po kthehet nga një konsumues i sigurisë, në një shtet që kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit.

“Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Kosova, Anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, është një lajm i mirë për të, për Rajonin dhe për Europën.

Hapat e drejtë dhe të sigurtë të Kosovës në rrugëtimin e saj Euro-Atlantik dëshmojnë vullnetin e pamposhtur të një shteti që në pak dekada po kthehet nga një konsumues i sigurisë, në një shtet që kontribon në paqen dhe stabilitetin e Rajonit.

Tani është koha që vendet anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë formalizuar njohjen e Kosovës ta hedhin këtë hap, duke i hapur rrugë anëtarësimit të saj në Aleancë, si kontribut për paqen dhe stabilitetin e Europës. Duke mësuar nga gabimet e të shkuarës të ndërtojmë një të ardhme të sigurt e të begatë për rajonin dhe Europën”, shprehet Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026