KQZ cakton modelin e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit do të identifikohen me emër në fletën e votimit.
Lajmi u bë i ditur nga kreu i këtij institucioni, Ilirjan Celibashi. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se fonti i fletës së votimit do të jetë i ndryshëm në çdo qark.
“Kandidatët do të identifikohen me emër. Për çdo qark, mënyra e të shkruarit, fonti dhe karakteristikat e tjera të shkrimit do të varet nga numri i kandidatëve për çdo qark”, u shpreh Celibashi.
Në lidhje me këtë vendim, z. Celibashi nënvizoi faktin se subjektet zgjedhore kanë të drejtë ta ankimojnë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), brenda tre ditësh.
“Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në KAS brenda tre ditësh, nga shpallja e këtij vendimi”. theksoi ai.
Kryekomisioneri po ashtu bëri të ditur se ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kishte propozuar, që kandidatët për deputetë në fletën e votimit në zgjedhjet e prillit të identifikoheshin me numra.
“Në vlerësim të asaj që u parashtrua nga ana ime si komisioner dhe bazuar në dispozita përkatës të KQZ vendos rrëzimin e kërkesës së PS, për shqyrtimin e fletës së votimit, në përmbajtje të së cilës kandidatët janë të shënuar vetëm sipas numrit rendor në listën shumëemërore të paraqitur prej tyre si subjekt zgjedhor”, tha ai.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania