Apeli lë në fuqi masën e sigurisë për ish-drejtorin e IT në policinë e shtetit

28 Maj 2024 | 10:49

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish drejtorin e IT në policinë e shtetit Ervin Muça. Ervin Muça do të vijojë masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Ish-drejtori i IT në policinë e shtetit ka kërkuar të hetohet pa masë me argumentin se nuk ka shkelur ligjin.

Ervin Muça akuzohet për “hyrje të paautorizuar kompjuterike”, sipas paragrafit të dytë që parashikon nga 3 deri në 10 vite burg.

Sipas dosjes hetimore, mesnatën të 2 gushtit të vitit të kaluar, ish-drejtori i lartë i policisë në bashkëpunim me persona të tjerë të paautorizuar tentuan të eksportonin të dhënat e sistemit TIMS, në një hard disk të jashtëm.

Për ekzaminimin e këtij hard disku, Prokuroria e Tiranës kërkoi ndihmën e laboratorit të Prokurorisë së Posaçme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026