Festivali i filmit të shkurtër Dropull, 4 filmat fitues prezantohen në Tiranë
Festivali i Filmit të Shkurtër Dropulli mbërriti mbrëmjen e 27 Majit në Tiranë, në kuadër të javës kulturorë greke.
Filmat grekë “A LA CARTE” nga Taxiarchis Deligiannis dhe Vasilis Tsiouvaras, “FAULT” nga Katerina Papanastasatou, “PENDULUS” nga Gkotsis Dimitris dhe “TO VANCOUVER” nga Artemis Anastasiadou, fitues të festivalit DIFF 3, theksojnë dinamikat e ngjarjeve në realitetin e sotëm.
Zyrtarë, përfaqësues të Ambasadës greke dhe njerëz të artit ndoqën filmat, ndërsa patën mundësi të flisnin dhe me regjisorët të cilët ndan dhe eksperiencat e tyre.
Përfaqësuesi i Ambasadës greke u shpreh se filmat janë pasqyrë e realitetit të sotëm.
“Ju falenderoj që jeni këtu. Do ndjekim filmat me metrazh të shkurtër, të cilët janë shpallur fitues të çmimeve. Të gjithë janë të regjisroëve të shquar grekë. E konsideroj të rëndësishme që ngjarje të tilla të jepen në formën e filmit me metrazh të shkurtër. Humbja e njerëzve të dashur, emigrimi, korrupsioni janë temat kryesore të filmave që do jepen. Janë tema të ralitetin të sotëm”
Ndërsa regjisorja Katerina Papanastasatou e filmit ‘Fault’ ku në qendër ndodhet fenomeni i emigrimit, shprehet: Vendosa të flasë për temen e emigrimit nga perspektiva e një fëmije që është lënë pas. Kjo ka sjellë një tjetër aspekt emocional dhe psikologjik, se çfarë ndodh kur të dashurit e dikujt zhduken.
“Pendulus” është filmi që paraqet jetën e një shqiptari 24-vjeçar që jeton në Athinë duhet të marrë pjesë në dasmën e një të afërmi, të marrë vajzën që i pëlqen dhe të vendosë nëse është shqiptar apo grek.
Ndërsa në filmin “A LA CARTE” jepet përpjekja për të shtypur një skandal që kërcënon qeverinë, ku ministri i Shëndetësisë pranon të japë një intervistë për një emision të njohur radiofonik të stilit të jetesës.
Tek “TO VANCOUVER” jepet jeta e thjeshtë e motrës me vëllanë, një magji, peizazhe të plagosur dhe një largim i pashmangshëm.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale