Molotovi para Bashkisë, Lëvizja e Gazetarëve: Kambanë alarmi, fati shpëtoi kolegët
Lëvizja e gazetarëve ka reaguar për hedhjen e molotovit pranë Bashkisë së Tiranës gjatë protestës së sotme, e cila rrezikoi operatorin e Euronews Albania, Enea Murzaku, i cili ndodhej aty pranë.
Përmes një njoftimi, Lëvizja e Gazetarëve dënon me forcë këtë akt dhe thotë se cënimi i sigurisë në punë të stafit të mediave është një kambanë alarmi.
Po ashtu, Lëvizja e Gazetarëve thotë se ajo që ndodhi ditën e sotme është një apel për politikën, shoqërinë e median në vendin tonë.
Njoftimi:
✅️Lëvizja e Gazetarëve
⛔️Dënon me forcë këtë akt të rëndë të rrezikimit të jetës së Operatorëve të Terrrenit përgjatë mbulimit të protestës këtë të martë.
✅️Lëvizja e Gazetarëve, ndjek, mbulon, pasqyron, raporton dhe përkrah duke u solidarizuar me çdo protestë, përtej ngjyrimeve politike apo qëllimit të saj.
⛔️Por nga ana tjetër, ky cënim i sigurisë në punë ndaj stafit të mediave, ndaj operatorëve, teknikëve apo gazetarëve është një kambanë alarmi,
Sepse:
✅️Mbrojtia e punonjësve të mediave nuk mund të jetë qëllim i një OJF për projekte.
✅️Ajo ç’ka mungon është:
✅️Statusi Social Ekonomik
✅️Siguria në Punë, në terren, siguracioni i jetës për çdo gazetarë, operator, reporter, e fotoreporter.
❗️Fati shpëtoi kolegët e terrenit sot, në rast se sdo kish vrapuar Operatori i Terrenit i Euroneës Albania #EneaMurzaku do kish pësuar lëndime të rënda! Po Fati e shpëtoi sot, nesër ndoshta do të jetë vonë!
❗️Kjo pamje është një apel për Politikën, Shoqërinë, Median, e të gjithë ne. Pas 3 dekadash statusi është mbrojtja e munguar.
✅️Statusi Social Ekonomik lidhet vetëm me kushtet e punës, sigurinë ekonomike dhe juridike nga çdo rrezik qoftë edhe afatgjatë apo me pasoja të parikuperueshme për jetën dhe shëndetin e secilit nga ne në terren.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje