Rama në Golem: Përpara qershorit do vaksinohen punonjësit e hoteleve
Nga një takim me disa operatorë turistikë në Golem, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në qershor do ketë përfunduar vaksinimi i punonjësve të hoteleve dhe kjo sipas tij, do të ndihmojë në lehtësimin e kufizimeve të sezonit turistik.
“Me vaksinimin masiv jemi të bindur se do ta këpusim zinxhirin e infektimeve në shumë pjesë. Do hapim rrugën për një sezon turistik të lehtësuar. Kemi në plan të mbështesim sapo të kryhet kjo faza e parë e moshave më të prekshme nga armiku i padukshëm do të bëjmë vaksinimin e punonjësve në fabrika, njëkohësisht edhe vaksinimin e zinxhirit të punonjësve të hoteleve sidomos aty ku ka dhe masë njerëzish”, tha Rama.
Ai tha se ky proces do të përfundojë brenda muajit qershor.
“Po bëjmë gati tabelën e numrave dhe sapo të kalojmë këtë fazë të parë nga maji besoj do jemi gati që në qershor kjo gjë të jetë kryer”, shtoi ai.
Kryeministri i vendit, pak ditë më parë deklaroi publikisht se brenda majit objektivi është që të marrin vaksinën 500 mijë qytetarë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania