‘Mbështetet nga vendet arabe’- Zaimi: Ja propozimi i SHBA për zgjidhjen në Gaza
Gazetarja e VOA-s, Menada Zaimi, është shprehur se një propozim i SHBA për zgjidhjen e konflitit në Gaza dhe krijimin e një shteti palestinez, ka gjetur mbështetjen edhe të vendeve arabe.
Komentet ajo i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se ky propozim parashikon ngritjen e një autoriteti palestinez, i cili do të ndihmohet edhe nga vendet arabe, gjë që sipas tij mund të çojë në përmirësimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit.
Zaimi tha gjithashtu se sulmi i fundit i Izraelit në Rafah, ku u vranë 45 civilë, është dënuar ashpër nga autoritetet në SHBA, të cilat e kanë quajtur një ngjarje tragjike.
“Në një reagim të fundit, zëdhënësi i DASH, Mattheë Miller, tha se Uashingtoni i është drejtuar qeverisë së Izraelit për të shprehur shqetësimin për sulmin e së dielës së Rafah. Uashingtoni tha se do të vëzhgojë nga afër hetimet për sulmin. Ky ka qenë qëndrimi i Uashingtonit që i ka bërë të qartë autoriteteve izraelite, për mbrojtjen e popullatës civile. Ka reaguar sot edhe nenpresidentja Kamala Harris që e ka cilësuar ngjarjen më shumë sesa tragjike.
Mbledhja e KS të OKB është një mbledhje urgjente që do të përqëndrohet në Rafah, në sulmin ku u vranë 45 persona. Po ashtu ka patur njoftime të fundit nga autoritetet palestinezë që thonë se tanket izraelite kanë bombarduar një tank ku kanë vrarë 21 persona. Uashingtoni e ka bërë të qartë qëndrimin e tij se njohja e një shteti palestinez duhet të bëhet përmes negociatave.
Duhet se një propozim amerikan për zgjidhjen e konfliktit ka gjetur edhe mbështetjen e shumë vendeve arabe. Pra propozimi parashikon ngritjen e një autoriteti palestinez që do të ndihmohet nga vendet arabe, gjë që do të çojë edhe në normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. Lidhur me atë se çfarë pritet të sjellë e nesërmja pas mbledhjes së KS të OKB, do të jetë e vështirë miratimi i një projekt-rezolute të përbashkët. Kemi parë gjatë gjithë kësaj kohe që ka qenë e vështirë që të arrihet në një kompromis brenda KS të OKB për shkak të vetove që kanë fuqitë e mëdha brenda këtij këshilli”, tha Zaimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale