Rithemelimi kundër komisionit të posaçëm antikorrupsion, Bardhi: Nuk e votojmë
Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi tha se grupi parlamentar nuk do të votojë për komisionin e posaçëm antikorrupsion që pritet të jetë në rendin e ditës gjatë seancës të së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë, pasi opozitës nuk i është dhënë asnjë informacion lidhur me të.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Bardhi theksoi se nuk ka pasur asnjë komunikim me mazhorancën lidhur me mënyrën si do funksionojë ky komision.
“Ne s’e dimë çfarë objekti ka ky komision, është vetëm në kokën e Ramës. Gjatë kohës që ne ishim në mbledhje, kryetarja e kuvendit kërkonte mbledhje me kreun e grupit dhe kryetarët dhe zv.kryetarët që përfaqësojnë opozitën. Një institucion serioz nuk mund të fusë në rend dite një komision që do duhet të jetë gjithëpërfshirës pa u konsultuar me opozitën. Kanë dalë zbuluar me talljen që po bëjnë me këtë çështje. Ne do t’i përkushtohemi luftës ndaj korrupsionit dhe shtetit ligjor. Nëse Rama ka vullnet për të luftuar korrupsionin, ta nisim me luftën ndaj korrupsionit zgjedhor. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë luftë ndaj korrupsionit… S’ka pasur asnjë konsultim, kanë bërë çdo gjë fakt të kryer.
Nuk e mbështesim me votë ngritjen e këtij komisioni”, tha veç të tjerash Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 16:35 Akuzohet për prostitucion me fëmijë, mbrojtësi i Interit Alessandro Bastoni nën hetim nga prokurorët italianë
- 16:34 PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë
- 16:31 WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit
- 16:26 Franca dhe OBSH kërkojnë mbrojtje më të madhe për fëmijët nga platformat dixhitale
- 16:22 Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë
- 16:22 Witkoff dhe Kushner takohen me Emirin e Katarit, në fokus negociatat mes SHBA-së dhe Iranit