37 milion fëmijë duhanpirës, OBSH: Industritë po i joshin me produktet e reja

31 Maj 2024 | 16:28

Fëmijët dhe adoleshentët janë vënë në fokus të industrisë së duhanit për ti bërë ata përdorues, duke zëvendësuar kështu klientët e tyre që heqin dorë nga duhani apo ndërrojnë jetë.

Ky konstatim vjen nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët në ditën botërore kundër duhanit pohojnë se në të gjithë botën janë 37 milion fëmijë të grupmoshës 13-15 vjeç që përdorin duhan.

Raporti i fundit ka konstatur se përdorimi i produkteve elektronike të duhanit është më i përhapur tek të rinjtë se sa moshat e rritura.

Në Rajonin Evropian të OBSH-së, cigaret elektronike kanë tejkaluar cigaret konvencionale në popullaritet, me 32% të 15-vjeçarëve që raportojnë se i kanë përdorur të paktën një herë dhe 20% që janë përdorues aktual.

Gama e produkteve që industria e duhanit përdor për të tërhequr të rinjtë është zgjeruar ndjeshëm, nga cigaret, puro dhe shisha tek produktet më të reja si cigaret elektronike, duhani me ngrohje, vape apo qese nikotine. Përdorimi i aromave të ndryshme dhe përshtatja e produkteve me imazhe për fëmijët i bën edhe më tërheqëse për to.

Eksperëtët thonë se cigaret elektronike që sipas kompanive konsiderohen më të sigurta se duhani tradicional, kanë përqindje më të lartë nikotine, e cila krijon varësi dhe është e dëmshme për fëmijët.

Edhe pse ende nuk dihen efektet afatgjata në shëndet, tashmë është vërtetuar se cigaret elektronike gjenerojnë substanca toksike, disa prej të cilave njihen se shkaktojnë kancer dhe disa rrisin rrezikun për probleme të zemrës dhe mushkrive.

Përdorimi i cigareve elektronike gjithashtu mund të ndikojë në zhvillimin e trurit, duke ndikuar uljen e aftësisë së të nxënit për nxënsit dhe shtim të ankthit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të mërkurën se grupi teknik për Iranin do të ritakohet javën e ardhshme, duke parashikuar që takimi të...
18:58 | 24/06/2026

Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore

Miliarderi Bill Gates pretendoi para një komisioni të Kongresit Amerikan se dënimi i abuzuesit seksual Jeffrey Epstein kishte për qëllim ta shantazhonte duke shfrytëzuar marrëdhëniet e tij jashtëmartesore, sipas tekstit të...
18:56 | 24/06/2026

Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit

Irani ka eksportuar 40 milionë fuçi naftë të papërpunuar që nga 15 qershori, me gjysmën e këtij vëllimi të transportuar brenda një dite të vetme,...
18:55 | 24/06/2026