Aksident në aksin ‘Pogradec-Drilon’, përplasen 2 makina, plagosen 4 persona
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Drilon”, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit janë plagosur 4 persona, mes të cilëve edhe dy drejtuesit, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 01.06.2024, rreth orës 19:12, në aksin rrugor “Pogradec-Drilon”, automjeti me drejtuese shtetasen N. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. M. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjerë, jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesit e automjeteve do kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania