Protestë masive në Tel Aviv, kërkohet dorëheqja e Netanjahut
Rreth 120 mijë demonstrues u mblodhën një natë më parë në rrugët e Tel Avivit duke i bërë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të japë dorëheqjen, zgjedhjet e parakohshme dhe një marrëveshje për kthimin e pengjeve nga Gaza.
Pjesëmarrësit e protestës së sotme vlerësojnë se kjo është demonstrata më e madhe që nga 7 tetori, kur grupi palestinez Hamas sulmoi Izraelin jugor, shkruan Times of Israel.
Mijëra izraelitë marshuan nëpër Jerusalemin qendror drejt rezidencës së presidentit, duke i bërë thirrje qeverisë të sigurojë një marrëveshje pengjesh me Hamasin, pasi presidenti amerikan Joe Biden zbuloi një marrëveshje izraelite për pengjet dhe propozimin për armëpushim.
Demonstruesit brohorisnin “Ai që largohet duhet të kthehet (pengjet)” dhe mbanin shenja duke falënderuar Biden për deklaratën e tij që bënte thirrje për t’i dhënë fund luftës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore