2 gra kundër karteleve, e para herë në Meksikë, 2 kandidate për presidente

2 Qershor 2024 | 10:12

Meksikanët u janë drejtuar kutive të votimit këtë të diel, për një proces zgjedhor që do të kurorëzojë presidenten e parë grua të vendit.

Dy kandidatet, Klaudia Shajnbaum dhe rivalja e saj kryesore Ksotçil Gálvez janë shumë më përpara kandidatit të vetëm mashkull, Horge Alvarez Majnez.

Qytetarët po votojnë edhe për anëtarët e Kongresit të Meksikës dhe guvernatorët në 8 shtete, si dhe për kreun e qeverisë së Qytetit të Meksikës.

Fushata elektorale është karakterizuar nga sulme të dhunshme, që kanë çuar në vrasjen e mbi 20 kandidatëve në nivel lokal në mbarë vendin.

Shajnbaum, një shkencëtare 61-vjeçare që ka shërbyer si kryebashkiake e kryeqytetit nga viti 2018 në 2023, ka mbështetjen e presidentit në ikje, Andres Manuel Lopez Obrador.

Ky i fundit, në pushtet që prej 2018-s, nuk mund të garojë sërish për postin e kreut të shtetit pasi në bazë të Kushtetutës meksikane, presidentëve u lejohet vetëm një mandat 6-vjeçar.

Lideri popullor, që në sondazhet e fundit kishte një kuotë aprovimi prej 60 për qind, ia ka kaluar mbështetjen zonjës Shajnbaum, pjesë e partisë së tij, Morena.

Por përballë Shajnbaum është senatorja dhe sipërmarrësja Ksotçil Galvez, e zgjedhur nga një koalicion i gjerë partish që ndan dëshirën për t’i dhënë fund sundimit të partisë Morena.

Ajo dhe koalicioni “Forcë dhe Zemër për Meksikën” i udhëhequr prej saj kanë qenë kritikë për rritjen e dhunës që vendi ka përjetuar përpara zgjedhjeve.

Në mitingun e saj përmbyllës, senatorja u tha meksikanëve se, nëse votonin për të do të kishin presidenten më të guximshme, “një presidente që përballet me krimin”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth aksidentit mes dy trenave në veri të Londrës ku si pasojë humbi jetën një person dhe plagosi rreth 100...
08:32 | 25/06/2026

Tajfuni godet Tajvanin, 200 persona evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm. Mbyllen shkollat

Shirat e rrëmbyeshëm nga një tajfun që kaloi në Taipei dhe pjesë të Tajvanit jugor të enjten shkaktuan përmbytje lokale ndërsa më shumë se 200...
08:19 | 25/06/2026

Reagon Trump për tërmetin shkatërrues në Venezuelë: Numri i viktimave është i frikshëm, SHBA mobilizohen në ndihmë të tyre

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, duke paralajmëruar për një bilanc të rëndë njerëzor....
08:12 | 25/06/2026