Mbi 13 mijë gjoba në një javë, 18 shoferë të arrestuar dhe proceduar
Gjatë një jave në Tiranë janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 18 drejtues automjetesh.
Shkak i këtyre masave është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, përkatësisht:
6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 2 persona për pa leje drejtimi, 7 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit, 2 persona u proceduan për korrupsion aktiv dhe 1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike.
Rreth 13 mijë masa administrative janë vendosur për xhama të zinj, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim celulari gjatë drejtimit, mos vendosje e rripit të sigurimit dhe qëndrim të gabuar.
Gjithashtu gjatë kësaj jave ka pasur pezullime të lejeve të drejtimit dhe bllokime të automjeteve.
9 raste pezullimi kanë ardhur për shkak të drejtimit nën ndikimin e alkoolit dhe 45 raste për tejkalim shpejtësie.
14 mjete janë bllokuar, 1 prej tyre me targa të huaja.
Policia Rrugore vijon t’iu bëj apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat për një udhëtim të sigurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq