Conte rikthehet në Itali, tekniku drejt firmës për 3 vite me Napolin

2 Qershor 2024 | 13:43

Pas aventurës jo të suksesshme tek Tottenham, emri i Antonio Contes u përfol në disa skuadra, por asgjë konkrete, ndërsa tanimë italiani e ka vendosur për të ardhmen e tij.

Gjatë kësaj jave ai do të zyrtarizohet tek Napoli, kampionët e vitit të shkuar të Serisë A. Conte do të firmosë një kontratë 3-vjecare, ndërsa shihet si një lëvizje pozitive nga ana e drejtuesve të klubit.

54-vjeçari ka një karrierë të pasur si trajner, duke numëruar disa skuadra në afro 2 dekada, ndërsa në janar u përfol se mund të ishte zëvendësuesi i Thomas Tuchel tek Bayerni.

Conte ka mbyllur gjithçka sa i përket marrëveshjes me napoletanët, madje duke garantuar dhe disa emra për merkaton. Amrabat është lëvizja e parë e teknikut, që kërkon që mesfushori që këtë sezon luajti me djajtë e kuq në Angli, të jetë pjesë e skuadrës. Edhe Ugarte po ashtu shihet si një opsion i mesfushës së Napolit, ndërsa pritet të ketë edhe largime. Pavarësisht se cilësohet i pashitshëm, të paktën për vlerat normale, Kvicha Kvataskhelia është në orbitën e Arsenalit, megjithëse Conte nuk e dëshiron largimin e lojtarit, që ka shumë potencial.

Conte është ndër emrat e njohur të trajningut Italian, ku ka fituar Serinë B, Serinë A dhe Premier Leaguen, pa lënë mënjanë FA Cup me Chelsean apo Superkupën e Italisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026