“Vendimi në fuqi edhe sot…”, Murrizi: Ja ana ligjore e “skemës së ujësjellësit”

2 Qershor 2024 | 21:49

Avokati Fabjon Murizi ndërsa foli për skandalin në ujësjellësin e Vlorës, ku 98 punonjës kanë ngritur padi ndaj shoqërisë, tha se nuk mund të quhet skemë mashtrimi, fakti se punonjësit kanë disa pretendime.

Ai tha për “Review” në Euronews Albania se në fakt problemi, qëndron te vendimet e dhëna nga Gjykata.

“Nuk mund të konsiderohen skemë pretendimet që në vetvete njerëzit mund t’i konsiderojnë të ligjshme. Problemi qëndron te gjykata. Mendoj se problemi është te vendimet e dhëna. Paditësit mund të kenë çdo lloj pretendimi.

Unë pata rastin të shikoja disa nga vendimet. Mendoj se fillimisht duhet të shikojmë a janë të drejta pretendimet e punonjësve. Unë mendoj se disa janë të drejta, madje i kanë pranuar edhe vetë shoqëritë pasi tashmë i kanë shkruar në kontratat kolektive që kanë aplikuar nga janari. Këta vjetërsinë e punës e kanë të parashikuar në kontratë kolektive, kështu që duhet ta merrnin. Sa i përket shtesës për ushqimin, vërtet KLSH u ka rekomanduar të mos e japin më , por këta kanë pasur një vendim që duhet t’ia jepnin dhe nuk e kanë ndryshuar as sot e kësaj dite, sa kohë ky vendim nuk është hequr atyre u takon.

Për mua tjetër problem është afati i parashikimit të kredisë. Kodi i punës parashikon një afat 3-vjeçar, që do të thotë se këto pretendime mund të ishin, por duhet të shtriheshin maksimalisht 3 vite më para”,-tha avokati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026