Në Gjeorgji nënshkruhet ligji për “agjentët e huaj”
Kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili, tha se ka nënshkruar ligjin kontrovers për “agjentet e huaj”, i cili shkaktoi protesta masive në këtë vend tash e sa javë.
Presidentja pro-perëndimore e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, i vuri veto ligjit, pasi u miratua muajin e kaluar.
Por, vetoja e saj u përmbys në një votim parlamentar dhe, pastaj, ajo refuzoi ta miratonte masën.
Me Kushtetutën e Gjeorgjisë, nëse presidentja refuzon ta miratojë një ligj, pasi vetoja e saj anulohet nga ligjvënësit, i takon kryetarit të parlamentit ta bëjë një gjë të tillë.
Ligji – për të cilin kritikët thonë se është modeluar sipas një ligji rus, për të shtypur opozitën dhe zërat e tjerë kundër – kërkon nga OJQ-të që marrin më shumë se 20 për qind të fondeve nga jashtë, të regjistrohen si “agjentë të huaj me ndikim”.
“Emocionet janë zbutur dhe shumë nga qytetarët që u janë bashkuar protestave të opozitës radikale, tashmë e kanë parë se ligji, në fakt, do të rrisë përgjegjësinë dhe llogaridhënien e organizatave joqeveritare dhe të financuesve të tyre”, tha mes tjerash Papuashvili.
LEXONI GJITHASHTU:
Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike
Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 10:13 Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 10:08 Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
- 09:57 Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)
- 09:44 Rama: Review-t negative ndaj bizneseve në kulmin e sezonit, sulm i pabesë dhe i motivuar politikisht