Nisin miqësoret në prag të Euro 2024: Në fushë zbresin Gjermania, Kroacia dhe Anglia

3 Qershor 2024 | 13:05

Gjermania do të tregojë në mbrëmje se sa gati është për kampionatin evropian, ndërsa nga sot rikthehen miqësoret. Panzerat e Julian Nagelsmann përballen me Ukrainën, një skuadër pjesëmarrëse në Euro 2024, ndërsa do të jetë një test force edhe për organizatorët e kompeticionit. Dy skuadrat janë ndeshur edhe viti ne shkuar me njëra-tjetrën në një përballje të mbyllur në barazim 3-3, ndërsa në 9 sfida mes tyre, 5 janë fituar nga gjermanët, teksa 4 janë mbyllur në barazim, me ukrainasit që nuk e kanë shijuar asnjëherë triumfin.

Këtë të hënë luhen dhe disa miqësore të tjera ku në fushë zbresin Kroacia, Skocia dhe Anglia, me 3 luanët që përballen me Bosnje Hercegovinën. Të besuarit e Southgate zhvillojnë testin e parë miqësore në St James Park ndaj një skuadre me të cilën nuk janë ndeshur më herët. Britanikët janë favoritë të padiskutueshëm të kësaj përballje, por më tepër se fitorja për teknikun më shumë rëndësi ka forma e lojtarëve dhe gjithë skuadrës në prag të evropianit.

Kroacia e cila është në grup me Shqipërinë në kompeticion luan me Maqedoninë e Veriut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026