Bojkoti i seancave gjyqësore, vendimi i avokatëve të Durrësit deri më 7 qershor

3 Qershor 2024 | 17:45

Avokatët e Durrësit kanë ndërmarrë një vendim drastik, të bojkotit të seancave gjyqësore, përveç atyre të masave të sigurisë.

Ky vendim hyri në fuqi këtë të hënë dhe parashikohet të zgjasë të paktën deri më datë 7 qershor.

Arsyet i shpjegon kryetari i Dhomës së Avokatisë Durrës, Lorval Petani.

“Shkak i këtij vendimi është bërë një qasje e Gjykatës për të lënë avokatët jashtë ambienteve të Gjykatës, moslejimi i tyre për të pasur një akses të drejtpërdrejtë me administratën e gjykatës dhe për të ndjekur seancat gjyqësore”, tha Lorval Petani, kryetari Dhomës së Avokatisë.

“Nuk kemi një vendim të shkruar akoma, që të pasqyrohet arsyeja e lënies jashtë, thjesht është një vendim i administratës dhe është bërë bllokimi tek dera hyrëse e gjykatës. Vendimi na është komunikuar tek për tek”, tha më tej ai.

Për avokatët, kjo sjellje e gjyqësorit po e denigron edhe më shumë figurën e avokatit.

“Qasja e Gjykatës për të lënë avokatët jashtë, në një ambient shumë të vogël dhe të tejmbushur me njerëz, jashtë çdo kushti higjenik, në një sezon si virozash ashtu edhe temperaturash të larta është e papranueshme dhe denigruese për figurën e avokatit”, tha Petani.

“Kjo së pari nuk është etike, pastaj nuk është ligjore dhe kemi një mosbarazi të palëve. Është parimi bazë, një nga parimet kushtetuese dhe parimet ligjore të sanksionuara në ligjet e Republikës së Shqipërisë, është parimi i barazisë së palëve, ndërmjet avokatëve dhe prokurorit”, tha avokatja Shqiponja Meta.

“Cënimi i autoritetit, i personalitetit, i dinjitetit të kësaj shtrese shoqërore cënon në themel të drejtën e njeriut në vendin tonë”, tha avokati Faslli Çeka.

“Prandaj çdo veprim i tillë ëshë i kundërligjshëm dhe cënon edhe të drejtën kushtetuese të shtetit shqiptar”, tha avokati Kreshnik Poga.

“Krijimi i një hendeku të tillë, mes gjykatës si institucion dhe avokatëve si përfaqësues të palëve, të cilëve kërkojnë të drejtën në gjykatë, ka sjellë denigrimin e avashtë, por që na ka rezultuar kohët e fundit në rastin fatkeq për kolegun (i referohet dhunimit të avokatit Sokol Mëngjezi), të cilit gjej rastin të shpreh edhe indinjimin për mosreagimin e  KLGj-së dhe organeve të drejtësisë”, shtoi ai.

Me anë të një deklarate për shtyp, Gjykata ka sqaruar se vendimi për të lënë palët ndërgjyqëse në ambientet e hollit të godinës ka ardhur si pasojë e mosmjaftueshmërisë së ambienteve ekzistuese në gjykatë, për të përballuar shtimin e organikës me gjyqtarë dhe nëpunës të administratës gjyqësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026