“Vepër e rëndë”- Ramaj: Sa vite burg rrezikojnë dhunuesit e avokatit të Berishës
Avokati Redi Ramaj, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me dhunimin e kolegut të tij Sokol Mëngjesi.
Teksa dënoi aktin e rëndë, Ramaj bëri dhe një parashikim të dënimit me të cilin mund të ndeshën autorët e ngjarjes së rëndë.
Avokati tha se duke qenë se kemi të bëjmë me një vrasje të mbetur në tentativë ndaj funksionarëve publikë, dënimi mund të jetë shumë i rëndë, duke shkuar nga 30 vjet deri në burgim të përjetshëm.
“Kjo është një vrasje e mbetur në tentativë të funksionarëve publik. Avokati është një funksionar publik, është i cilësuar dhe në kodin penal kështu, që në këtë formë dënimi i kësaj vepre penale është mjaft e madhe. Po flasim për 30 vite deri në burgim të përjetshëm” tha avokati.
Ai shtoj gjithashtu se dhuna ndaj avokatëve është një rast i përsëritur. Sipas tij vetëm para pak muajsh një avokat tjetër ishte dhunuar në Lezhë.
“Kemi pasur dhe raste të tjera, vetëm para pak muajsh, vetëm se avokati i ka thënë klientit që nuk përfiton nga amnistia, është dhunuar nga klienti. Si mundet të dhunohet avokati për ligje që ka vendosur parlamenti”, tha Ramaj.
Ramaj shtoi se komuniteti i drejtësisë duhej të kishte një reagim më të ashpër në lidhje me dhunën ndaj avokatit Mëngjesi.
“Mendoj që komuniteti i drejtësisë duke përfshirë gjithë pushtetin gjyqësor, duhet të kishim një reagim të ashpër kundrejt dhunës që i është shkaktuar ndaj një profesionisti të drejtësisë. Avokatët janë palë në proces, ndihmojnë në dhënien e drejtësisë, kështu që duhet të kishim një reagim më të fortë” tha ai.
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë